Një ngjarje tepër e rëndë dhe e praprecedentë ka ndodhur sot në Tiranë. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja sapo është vrarë me armë zjarri brenda ambienteve të Gjyaktës së Tiranës. Gjyqtari Kalaja është qëlluar me armë brenda sallës së gjyqit nga Gjon Shkëmbi, i cili kishte në gjykim një çështje pronash.
Mësohet se Gjon Shkëmbi është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallën e gjyqit në atë moment kanë mbetur të plagosur. Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.