48 prostituta nga Amerika Latine dhe Azia: 7 të arrestuar në Shqipëri, KOKA e grupit

spot_img
Advertisements

Emrat e të arrestuarve si të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni të femrave, janë publikuar nga policia.

Siç bëhet me dije në pranga janë vënë shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, dhe organizatori, shtetasi Kolumbian Lukas Betancur, dhe janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.
Si rezultat i finalizimit pas 8 muajsh hetime, të operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”, është bërë e mundur shkatërrimi i një grupi kriminal që trafikonte dhe shrytëzonte femrat nga Amerika Latine drejt Shqipërisë për prostitucion.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Delicatezze di Mare, Reshit Çollaku.

spot_img

Latest articles

Related articles