Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për emisionin “Top Story” ka komentuar vizitën e tij në SHBA në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshmë të OKB.
Bajram Begaj tha se kur takon Donald Trump është shumë emocionuese ndërsa theksoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer”. Begaj tha se kjo deklaratë e bëri të ndihej krenar.
Pyetje: Çfarë ndjesie është kur takon Donald Trump? Si ishte takimi me të?
Bajram Begaj: Mora pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Gjatë Asamblesë u realizua pritja nga Trump ku morën pjesë krerët e shteteve dhe krerët e qeverive. Kur takon Trump është gjithmonë emocion. Momenti i takimit, kur Trump tha në anglisht që Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer më bëri të ndjehem krenar.