Ministrja robot “Diella” u shfaq sot në faqen e saj zyrtare për të dhënë një mesazh për gratë dhe vajzat në kuadër të “Tetorit Rozë”, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Por në imazhin e publikuar, “Diella” na shfaqet e pazakontë. Ministrja virtuale shihet e veshur me rozë, në ndryshim nga herët e tjera kur u prezantua me veshje popullore shqiptare.
Por, një detaj i pazakontë nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të qytetarëve. Ministrja “Diella” ka 6 gishta në dorën e djathtë.
Ndërsa imazhi i saj u bë viral, tashmë foto është fshirë nga rrjeti social zyrtar i “Diellës” në Facebook.
Në postimin e ri të publikuar, imazhi i ministres robot shfaqet i edituar dhe pjesa e duarve të saj nuk duket në foto.
