Zhaku jep dorëheqjen nga partia: Gjysma e miqve të mi në qeveri, pse ta shaj! Populli nuk e meriton

spot_img
Advertisements

“Nuk shpenzoj kohë në dobi të popullit shqiptar, nuk e
Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku disa kohë më parë së bashku me Elena Kocaqin krijuan një parti të quajtur Aleanca Kombëtare Shqiptare.

Ditën e sotme në një dalje televizive Zhaku ka thënë se ka dhënë dorëheqjen nga partia.

Sipas saj ky vendim ka ardhur pasi është e interesuar të bëjë fushtë vetëm pasi të legalizohen disa gjëra që sipoas saj duhen legalizuar.

Më tej, Inida Gjata ka deklaruar se nuk ia vlen të shpenzojë kohë për popullin shqiptar pasi nuk e do ndryshimin.

“Unë mund të jem e para që themelon parti dhe brenda dy muajsh jep dorëheqjen nga ajo. Jo, unë jam e interesuar vetëm të bëj një fushatë ku të ndryshohet Kodi Penal, të legalizohen disa gjëra të caktuara që mendoj unë që duhen legalizuar në Shqipëri, por e pashë pastaj të panevojshme që unë vetë personalisht që unë vetë të heq dorë nga jeta ime prej konteshe dhe kohën që mund t’ia dedikoj djalit tim apo familjes sime, miqve të mi, të rri dhe t’ia përkushtoj, ta shpenzoj në dobi të popullit shqiptar. Po nuk mendoj që e meriton! Sepse nuk e duan ndryshimin, llaf e kanë, me vepra nuk e duan. Kështu që, pse të bëj armiq unë kur i kam punët në terezi? Gjysma e miqve të mi në qeveri, pse të shaj unë qeverinë? Në rregull janë të gjithë, vazhdoni përpara, unë jetën time në rregull e kam”, tha Zhaku

Latest articles

Related articles