Ministria e Arsimit lë 10 fëmijë pa shkollë: Janë të varfër

spot_img
Advertisements


KUKES- Në fshatin Kolosh të njësisë vendore Zapod, 10 fëmijë të moshës 6 deri në 14 vjeç nuk kanë shkuar ende në mësim që nga nisja e vitit shkollor, më 8 shtator. Arsyeja është mungesa e transportit.

“S’kam shkuar asnjë ditë në shkollë se e kam larg”, tha një fëmijë.

Shkolla që ata duhet të ndjekin ndodhet në fshatin Orgjost, mbi një orë larg në këmbë nga shtëpitë e tyre. Prindërit thonë se nuk guxojnë t’i lënë fëmijët vetëm në rrugët malore dhe nuk kanë asnjë mundësi tjeter për transport privat.

“Rruga është e keqe, shkon një orë në këmbë vajtje dhe një orë në kthim. Eshtë pyll, nuk i leme dot vetem fëmijët. Vjet kishim furgonin, por kete vit s’ka ardhur. Ne s’kemi makina t’i çojmë vete”, thanë prindërit.

Pas dështimit të tenderit, Zyra Vendore Arsimore Kukës u ka propozuar prindërve te dergojne vete femijet ne shkolle perkundrejt kompensimit prej 1,200 lekësh në muaj për çdo fëmijë.

“Nuk ka furgon që të vijë këtu se pagesa për biletën është e ulët”, tha një tjeter prind.

Latest articles

Related articles