Kristjan Asllani ka transformuar mesfushën e Torinos dhe frytet kanë filluar të shihen që me fitoren 1-0 ndaj Romës, ku paraqitja e futbollistit të Kombëtares shqiptare ishte e shkëlqyer duke qenë i rëndësishëm në të fazat e lojës.Natyrshëm edhe trajneri Marko Baroni ishte i lumtur me atë që ka parë nga lojtari dhe i pyetur pas ndeshjes rreth tij, ka theksuar se e priste një gjë të tillë.
“A po më çudit Asllani? Po, por ai është një lojtar i mirë. Duhet t’i stimuloj ecurinë e duhur, por është një futbollist i cili e ka dashur shumë fort që të vijë te Torino pavarësisht faktit se kishte shumë oferta të tjera”, ishte komenti i Baronit rreth mesfushorit për paraqitjen e tij sot.