“Nuk do bëj burgun si Lali Eri”, Kryebashkiaku Dredha jep dorëheqjen

spot_img
Advertisements

Zbardhen detaje të reja në lidhje me dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Burimet pranë bashkisë tregojnë se Dredha ka qenë nën një presion të madh kohët e fundit për të firmosur për tokë kullotë për fotovoltaikë në Kaninë dhe investime të paligjshme në zonën e Zvërnecit. Ai ishte lënë mënjanë edhe nga përzgjedhjet e drejtorëve të bashkisë pasi intervistat me kandidatët në zyrën e tij i bënte Bledi Çuçi.

Dredha ka qenë në ambientet e bashkisë deri në orën 16:00 të së mërkurës, ku është prezantuar dhe nënkryetari i tretë Elis Halili.

Halili është emëruar në këtë detyrë vetëm pak orë përpara se Dredha të hiqte dorë nga drejtimi i bashkisë së qytetit bregdetar.

Elis Halili nënkryetari i konfirmuar sot, është me profesion inxhinier dhe ka qenë përgjegjës i një prej firmave ndërtuese që ka realizuar disa projekte në qytetin e Vlorës dhe me shumë gjasa kryetar i komanduar.

spot_img

Latest articles

Related articles