Varri i lashtë romak në Bulqizë është vjedhur me eskavator! Denoncimi

spot_img
Advertisements

Varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri, me përmasa mbresëlënëse dhe elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë, është zbuluar gjatë punimeve të udhëhequra nga Instituti i Arkeologjisë në fshatin Strikçan të Bulqizës dy javë më parë.

Mirëpo, teksa punimet vazhdojnë dhe arkeologët po studiojnë varrin, arkitekti Artan Shkreli ngre dyhsime se ai është grabitur me eskavattor, ditën për diell, nga ata që kryejnë gërmime kriminale përpara se në këto vende të mbërrijnë arkeologët.

“Pas çdo zbulimi zyrtar në arkeologji, shtrohet pyetja nëse siti është i padhunuar apo i grabitur paraprakisht… Kjo u shtrua edhe në zbulimin e Strikçanit, Bulqize: nëse varri, ishte i dhunuar, pra i grabitur? Dhe nga kush, e kur?

E ndërkaq nga praktika dimë se sapo arkeologët zbulojnë dicka, kërkuesit e thesareve janë potencial i menjëhershëm për gërmime kriminale (ka ndodhur më parë me varrin e Jorgucatit në Gjirokastër).

Kësisoj, në kushtet e kontrollit të dobët të teritorit, dilema e arkeologëve – nëse duhet të gërmojnë me nge’ (sezon pas sezoni) apo të shpejtojnë gërmimet tej standardeve e protokolleve – është e madhe”, shkruan Artan Shkreli

spot_img

Latest articles

Related articles