Edison Ypi i sulmon të gjithë: Fevziun, Zhejin, Shkullakun, Çim Pekën, Muç Nanon, Kel Demin…

spot_img
Advertisements

Harakiri – Nga Edison Yoi

Sikur s’e dimë ne ku ndodhet mesi i Botës, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari. Mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin. Iniciativë e tepruar kjo e Blendi surrat Allçisë që shpall veten më të ditur dhe më të shkathët se Nastradini. Për më tepër nga dikush që shkon posht e përpjet nëpër botë për të hequr streset e veta duke ua hedhur mbi kurriz shqiptarëve me marrëzira dhe ftohtësira nga më idiotet si kjo me mesin e botës, me reportazhe nga Përmeti ose Laskoviku me në sfond muzikë franceze sikur ka pak fyej e gërneta Lugina e Vjosës. Po thuaj shyqyr që vdekja e Fevzos s’ësht’ problem. Një shkelm nga aeroplani mbi shkretëtirën e Gobit, dhe u kry, Fevzos nam e nishan nuk do i mbetet. Problemi i kthimit triumfal në atdhe të kockave mbetur shkretëtirave të Fevzos, si kockat e Naimit, Nolit, Konicës, zgjidhet me një thes me kocka qënsh marrë te bregu Lumit, dhe mbyllet ky muhabet, se shumë u zgjat.
Pasi Zheji vajti me vonesë ku prej kohësh e meritonte, në hale të gomerëve, më treguan këtë ngjarje makabre: Kur Zheji ishte Drejtor i RTSH, një institucion europian akredituar në Tiranë, i fali TVSH-së, për sevap, një fuoristradë të re nga ato që kushtojnë mbi 100 mijë jeshile. Një natë, andej nga ora 2 e mëngjezit, Zheji me xhepat e zbrazur në një kazino, telefonon shoferin dhe i thotë: Shite sa ta shesësh urgjent furistradën, dhe më sill paret, këtu, tani. Shoferi zbatoi urdhërin. E shiti dhuratën europiane për dhjetë lek, pesë prej të cilave i mbajti vet, pesë të kusurit ja dha Zhejit të vazhdonte bixhozin. Të nesërmen Zheji denoncoi makinën e vjedhur. Më thuaj lexues i dashur, a s’meriton ky episod që bixhosçiut dhe dallaverexhiut Zheji që e përcollën me funeral dhe në të dyzetat me të shtëna artilerie, t’i nxirret nga varri kufoma, tu hidhet derrave ta hanë dhe sorrave t’ja çukisin kërrmën te kodrat e Saukut ?
Ata të dy te “Dritare” që i fanepsen publikut njëra si Nexhmia, tjetri si Shoku Kurvi, mes shumë e shumë manipulimeve ideologjike e historike që rëndojnë mbi çatinë e Dritares në fjalë, duhet tu qartësojnë shiptarëve pyetjen: Si ka mundësi që në Skrapar, si edhe në disa krahina të tjera ku nuk shkeli asnjë italian dhe asnjë gjerman, ka më së shumti lapidare dhe pllaka përkujtimore, janë bërë më shumë filma për heroizma të fantazuara, janë shkruar më tepër libra me rrena ? Në mos, edhe ata plumbi i pret. Vendin e pushkatimit le ta zgjedhin vet’. Te Qafa e Martës ku të vinë t’ua shqyejnë kufomat qëntë e Çemerricës, Panaritit, Backës, s’do ishte keq.
Zotësi e madhe kjo e Kel Demit të shkosh të gromësish në çdo studio dhe në çdo radio duke mos lënë hale pa i futur turit për tu llafosur në mënyrën më banale, më të rrafshët, pa asnjë iskër, pa asnjë variacion, pa asnjë frymëzim. Çudia me Kel Demin, ka, megjithatë, një meritë: Talenti për të gjetur pronarë aq budallenj sa të paguajnë edhe Kel Demin. Si ja ka arritur Kel Demi këtë, s’ka për tu zbuluar kurrë. E vetmja zgjidhje e kësaj çudie çame është të gjindet mënyra t’i çohet Kelit si i ftuar në studio Rrik Buneci, i cili t’ja nguli Kelit thonjtë në fyt në momentin kur Keli nga mallëngjimi ka mbyllur sytë te vargu: “U çmena nga bukuri’ e saj”.
Te Syri Tv vazhdojnë të mblidhen çdo natë të njëjtët mercenarë, me po ato muhabete, po ato rrena, po ato lëpirje masturbative. Vetëm një mangall me prush për të pjekur gështenja i mungon Syri-t, televizionit më skanadoz, më autodstruktiv, më i turpshëm në botë. As në Haiti ku e shtyjnë me 1 banane në ditë, nuk ekziston një vrromë televizive e tillë. Për Syrin e zi sterrë të partisë blu qiellore, s’ka 2 e 3 e 4 e 5 zgjidhje, por vetëm 1. I vetmi që mund t’i japi fund me sukses të plotë karagjozllëkut televiziv më të qelbët në botë është Mul Noka. Muli, me vendosmërinë që e karakterizon, të hyjë befas në studio një mbrëmje me një kalashnikov dhe tre a katër krëhëra rezervë, të bëjë në atë mixhliz të turpshëm një strage të paparë:
Çimi përmbys mes pellgjeve të gjakut.
Budallai Nesho, koka, këmbët, duart, sharruar me plumba hallakatur nëpër dysheme.
Shkullaku rropullitë përjashta, gjaku vu nga rryli që i ka dalë jashtë si tub kundragazi.
Budallai nga Parisi, koka shoshë nga plumbat, muti duke i dal nga goja.
Nëse në mbrëmjen e përgjakur të Shën Bartolemeut te Syri do ndodhet edhe Meçua, apo Nëmërçka si e kam mbiquajtur unë, do ndjej një keqardhje të llojit:
Mi dispiace fino all’osso ma piangere non posso
Syçi, ai kokrra e injorantit që përdor gjithsej 150 fjalë Shqip, edhe ato nga zhargoni më i rëndomtë, i telefonon mikut të vjetër dhe i thotë “E ke hapur pak si tepër gojën kohët e fundit”. Shprehje kjo tipike sigurimse që duhet dënuar sa më rëndë. Pjesën e mbetur të jetës, pjatalarës në Potgozhan të Mokrës. Po bëri naze, berberi me briskun e rrojes pret pas derës. Trak synet. Jo vetëm lafshën. Deri në rrëzë.
Ta çosh Muç Nanon katunar Skrapari ambasador në Europën qëndrore, dhe Muç katunari të kthehet se u mërzit nëpër meteopole ! Kjo s’asiociohet me asgjë tjetër përpos me të vetmin llaf me vend që ka thënë katunari tjetër, Agolli: “Mund ta nxjerrësh katunarin nga katundi, por kurrë nuk mund të nxjerrësh katundin nga katundari”. Muç, mos e zgjat, ik rehatohu në katunin tat.
Ka dhe plotë të tjerë: legena plastike, gjyma të çarë, llamarina të ndryshkura, tenxhere, xhezve, filxhana, tigana, lugë, thika, piruna, të gjithë vegla, të gjithë llapaqena dhe hajduta, gjoja gazetarë që meritojnë gjysmën e lekut në lule të ballit. S’ua kam ngenë tani. Boll për sot.

Latest articles

Related articles