‘Nuk më lenë të stërvitem’ – Meta ankohet për torturë në burg

spot_img
Advertisements

Zbardhen pretendimet e Ilir Metës tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

Siç mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha nga burimet shumë të sigurta pranë institucionit thanë se presidenti Ilir Meta ka pretenduar se kur del në ajrim ka vërejtur masa të shtuara dhe se nuk e bën ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë.

Meta është i shqetësuar për ushtrimin e aktivitetit sportiv që e ka të kufizuar dhe për izolimin.

Një burim zyrtar i tha Anila Hoxhës se pasi dy komisionerë kundër torturës kanë administruar ankesat, do t’i kërkojnë institucioneve përkatëse se cili është plani i masave ditën që Veliaj u shoqërua në spital dhe cili është plani i masave pranë 313-ës se si shoqërohet Meta në këtë paraburgim.

spot_img

Latest articles

Related articles