Në mars të këtij viti, vetëm një muaj e gjysmë para zgjedhjeve, Edi Rama shkoi në Elbasan bashkë me ministrin e tij të ekonomisë, Blendi Gonxhe dhe atë të pushteti lokal, Arbjan Mazniku. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i projektit final të Auto Moto Parkut, që po ndërtohet në Krastë të Elbasanit.
Auto Moto Park është një projekt, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 50 hektarësh përgjatë lumit Shkumbin. Ky investim parashikon ndërtimin e një piste garash për makina 4.4 kilometër të gjatë dhe përvec saj ai do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike.
Shefi i qeverisë u tha shqiptarëve se ky investim nuk është thjesht një cirkuit për gara, por një motor i ri që i vendoset ekonomisë shqiptare dhe që do të gjenerojë përfitime të disa natyrave.
“Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1 diçka e pakonceptueshme pak kohë më parë. Modeli ynë është qendra në Vjenë por me skuadrën teknike të F1, që ka punuar studioja e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes se cirkuiteve të F1 është inovativ për një sërë zgjidhjesh,” tha Rama.
ADVERTISING
Por ajo që kryeministri nuk u tha shqiptarëve ishte hesapi se sa do t’u kushtonte xhepave të tyre pista e garave në Elbasan. Dhe atë që nuk e tregon qeveria, e tregojnë letrat e saj.
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin e Politikave Prioritare 2026-2028. Pjesë e tij është edhe Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Në këtë listë, me numrin 21 qëndron projekti i Auto Moto Parkut të Elbasanit.
Sipas dokumentit, kostoja totale për ndërtimin e Auto Moto Parkut është plot 188.5 milionë euro. Një kosto stratosferike për ndërtimin e një piste 4.4 kilometra të gjatë