Av. Spartak Ngjela, ish ministër i Drejtësisë dhe ish kryetar i Komisionit të Ligjeve gjen kohën të komentojë gjyqet e Sali Berishës, familjarisht, gjyqet e Ilir Metës, familjarisht dhe nuk gjen kohë të lexojë artefaktin e grupit të Punës së Arben Rakipit dhe sojit të tij, të ashtuquajturin draft i Kodit të ri Penal, që dëshiron që krerët e shtetit tu shpallë monumente hyjnore që ruhen me ligj dhe që gjykatësve mos tu flasësh në dorë, siç kërkojnë ata që luajnë bilardo, me çokun tek 15shja.
Av. Ngjela ka kohë për gjyqin e Hagës për liderët e UÇK, vendimet e gjykatës Kushtetuese të Kosovës për seancë e konstituimit të Kuvendit dhe nuk ka kohë të lexuar xhevahire e jurisprudencës që prodhoi reformën e re në drejtësi.
Çudi!?
Çfarë ka ndodhur vallë ?