Në këtë republikë të neneve kreative, vagina ka marrë statusin e mbrojtjes penale. Ndërsa zemra, ajo që thyhet çdo ditë nga padrejtësia, vazhdon të vuajë në heshtje pa nen, pa mbrojtje, pa drejtësi.


Ka ndodhur ajo që s’pritej, Kodi i ri Penal shqiptar ka shënuar një nga kapërcimet më… anatomiko-ligjore në historinë e jurisprudencës moderne. Në nenin 767, ligji ka zgjedhur të mbrojë një organ të vetëm nga e gjithë trupa njerëzore, vaginën.
Po, nuk është as metaforë dhe as lapsus, Vagina është e përmendur me emër dhe me përparësi në ligj. Në rast dëmtimi të saj, dënimi mund të arrijë deri në 12 vjet burg. Qoftë edhe pa dashje. Edhe nëse bëhet fjalë për një episod intim, të pëlqyeshëm, por që përfundon me ndonjë “kafshim artistik”. S’ka rëndësi! Vagina e ka mbrojtjen me vulë të shtetit shqiptar.
Por ndërkohë… çfarë ndodh me zemrën? Me mëlçinë? Me mushkëritë? Me stomakun, shpretkën, trurin, palcën kurrizore, madje edhe me kockat? Asgjë. Ligji hesht. Ligji i injoron. Është si të thuash: “Nuk ka rëndësi nëse të shpohen mushkëritë, por ama mos e prek vaginën!”
Zemra, organi më jetik që pompon gjakun 100 mijë herë në ditë, asnjë fjalë për të. Mëlçia që përpunon helmet e jetës shqiptare, zero interes ligjor. Mushkëritë që përthithin ndotjen e qyteteve tona, pa mbrojtje penale. Por vagina? Objekt i dashur penal, i përkëdhelur me nen të dedikuar.
Kjo përzgjedhje “medicinale” e ligjvënësve tanë të kujton një pyetje klasike: Kush i harton këto ligje dhe çfarë lexojnë ata para se të flenë? Traktate mjekësore… apo romane erotike