PREFEKTURA E QARKUT KORÇË
INFORMACION MBI SITUATAT E ZJARREVE
Data: 27.07.2025 ora 08:30
TOTALI I PËRGJITHSHËM I ANGAZHIMEVE NË TERREN:
Përafërsisht 171 forca njerëzore të angazhuara në operacione shuarjeje dhe monitorimi;
7 mjete të ndryshme zjarrfikëse, pyjore, njësive administrative, Reparti Ushtarak 1033 Drenovë.
5 mushka të ngarkuara me ujë dhe mjete për shuarjen e zjarrit me akses në zona të vështira;
Dronë në përdorim për mbikëqyrje dhe orientim ajror të operacioneve.
SITUATA NË TERREN:
- Fshati Dishnicë, Nj.Adm. Bulgarec, Bashkia Korçë
Zjarri vijon aktiv në disa vatra të izoluara në zonën ndërmjet fshatrave Dishnicë dhe Barç. Operacionet e shuarjes po kryhen nga pozicione të favorshme në terren, ndërsa zona e Çardhakut po verifikohet me kujdes për të shmangur rrezikun e përhapjes.
Vatrat janë nën kontroll të neutralizuara duke u mbajtur në monitorim. - Parku Kombëtar Prespa, Bashkia Pustec
Terreni i thyer dhe era përbëjnë vështirësi për ndërhyrje direkte. Janë identifikuar dy vatra të vogla poshtë shkëmbinjve. Forcat janë të ndara në grupe të specializuara dhe të pajisura me mjete të përshtatshme për këtë terren. Mbikëqyrja ajrore me dronë vijon në mënyrë të pandërprerë. - Fshati Strelcë, Nj.Adm. Gorë, Bashkia Maliq
Zjarri është neutralizuar. Aktualisht ndodhen në terren 60 forca për monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të zonës, me qëllim parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm të vatrave.
Mbetemi ne kontakt.