Një aksident i rëndë është regjistruar sot në kthesën e Memaliajt, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një viktimë dhe të plagosur.
Për pasojë, një fëmijë 7-vjeç ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.