Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim një grup të strukturuar kriminal për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas hetimeve ka rezultuar se i pandehuri, Adulla Hoxhaj është drejtues i nëngrupit, i cili ka vepruar në Shqipëri.
Gjithashtu Almir Gjidiaj, është drejtues i nëngrupit, i cili ka vepruar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka koordinuar veprimet e anëtarëve të tjerë të grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëri. Ndërsa i pandehuri Admir Tutaj, është njëri prej pritësve të porosive në Mbretërinë e Bashkuar