Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin Palasë-Dhërmi, ku një i mitur ka humbur jetën.
Policia bën me dije se aksidenti është regjistruar rreth orës 23:10, ku shtetasi Martin Konici, 36-vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka prangosur 36-vjeçarin, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.