Në episodin e dytë të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, rrëfen për herë të parë se si është ndjekur dhe vëzhguar për t’u ekzekutuar me urdhër të kreut të bandës së njohur të Lushnjes, Laert Haxhiut. Ai tregon me detaje se si atentati ndaj tij ishte planifikuar sipas të njëjtës skemë që u përdor kundër dy prokuroreve, njëra në Lushnje dhe tjetra në SPAK, dhe si ai sot ruhet 24 orë nga Policia e Shtetit. Zbulimi i atentatit, sipas Ballës, erdhi pas dëshmisë së një të penduari të drejtësisë, që tregoi të gjithë skemën e vrasjes së porositur.
Gjatë intervistës, Balla kthehet pas në kohë, në vitet e errëta të 1997-ës në Lushnje, kur të arrestuarit lidheshin pas pemëve dhe bandat djegnin godinat e gjykatës dhe prokurorisë, një periudhë që ai e përjetoi si prokuror në terren, deri në përplasjen me Prokurorin e Përgjithshëm të kohës, të cilin e cilëson si përfaqësues i mendësisë komuniste. Përplasja e fortë e asaj kohe çoi në largimin e tij nga sistemi, por jo nga dëshira për drejtësi.
Në këtë intervistë ekskluzive, ai flet edhe për prapaskenat e zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK-ut dhe rolin e Ambasadës Amerikane në këtë proces, si dhe për mënyrën se si KLP mori vendimin përfundimtar. Ai zbulon edhe emrin që ai vetë do të preferonte si pasues të Dumanit në krye të SPAK-ut, ndërsa ndalet te mënyra sesi u përjashtua vetë nga sistemi me një vendim të tre anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit: Ina Rama, Sokol Çomo dhe Rezarta Shultz.
Balla ngre pikëpyetje edhe për reformën në drejtësi dhe e quan atë një projekt të kapur nga vetë ata që e hartuan ose me të njejtët njerëz, ku sipas tij, “nuk ka drejtësi të re me njerëzit e vjetër”.
ADVERTISING
Nga ana tjetër, Sokol Sadushi, Ilir Panda, Albert Rakipi, Gent Ibrahimi e Artur Metani, të cilët pas hartimit të ligjeve u pozicionuan vetë në krye të institucioneve të reja. Ai e thotë se disa me merit e disa me ndihmën e politikës



