Kryeministri Edi Rama me drejtuesit vendorë dhe deputetët e Partisë Socialiste në Tiranë, duke iu referuar ngjarjeve në Theth u shpreh iu vendosur që çdo ngrehinë e ngritur pa leje do të rrafshohet.
“Shpresoj që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të vendosë si duhet ndaj prokurores Gjeli.
Kemi dhënë 300 legalizime atje, ku premtimi ynë ka qenë që ne do të legalizojmë pronën e gjyshërve.
Por nuk i kemi thënë askujt që na jepni votën ju që të ndërtoni pa leje.
Të gjitha ndërtimet atje janë të kohës së fundit të muajve të fushatës, dhe ka ndërtime të njerëzve që nuk kanë fare lidhje me Thethin.
Pretendimi se po i hapet rrugë që të ndërtojnë atje oligarkët, por në Shqipëri nuk ka fare oligarkë.
Kështu që teoritë për Thethin nuk qëndrojnë fare, madje ka dalë dhe një bajraktar atje, por di të them që ata janë një grusht njerësish që nuk kanë lidhje fare me këtë që po them.
Ne nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hyjmë në Bashkimin Evropian, por ta harrojë kushdo që pretendon se do të legalizojë ngrehina të ngritura në shkelje të ligjit, dhe ta kenë parasysh shumë mirë që do të rrafshohet”, deklaroi kryeministri Edi Rama.



