“Nga 80 deri në 200 Euro për servis seksi”, zbulohet qendër prostitucioni me 2 kineze

spot_img
Advertisements

Dy shtetase kineze, një 42-vjeçe dhe tjetra 41-vjeçe, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, të dyshuara për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Po ashtu, nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

Latest articles

Related articles