Edi Rama feston ditëlindjen, e gjithë Shqipëria e uron

spot_img
Advertisements

Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me karafila të kuq sot në 61 vjetorin e lindjes.

Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë.

4 Korriku, që përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe data e lindjes së Kryeministrit shqiptar.

Rama është pritur me duartrokitje në selinë rozë, ku bashkëpunëtorët dhe anëtarë të stafit i kanë dhuruar një tufë trëndafila të kuq, simbolikë të së majtës.

Atmosfera në seli ka qenë e përzemërt dhe e thjeshtë, në përputhje me stilin e tij të zakonshëm të të festuarit, me fokus te puna dhe angazhimi politik.

spot_img

Latest articles

Related articles