Fermerët nuk duhet të presin subvencionet që ndan Qeveria, por të organizohen në shoqëri të përbashkëta dhe të aplikojnë për kredi.Ky ishte mesazhi që Kryeministri Edi Rama përcolli gjatë një takimi me fermerë dhe sipërmarrës në Bashkinë e Cërrikut.
“Është 250 mln euro linja e kredisë së Bankës së Shqipërisë. Është një kredi e butë dhe për më tepër me garanci sovrane nga Qeveria. Bashkia duhet të jetë e para forcë e interesuar që me këta njerëz të ulet dhe të bëjë një projekt për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët dhe të fusë fonde dhe të marrë kredi të garantuar nga shteti. Me subvencione nuk shkojmë larg, thjesht mbijetojmë. Nëse krijojmë qeveri e kompani ku bashkitë janë pjesë dhe qeveria bëhet pjesë përmes garancisë sovrane me kredinë, financimi është shumë më i madh se 10 vjet financim me subvencione”, deklaroi Rama.



