Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish politikanit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg”.
Sipas Farage në Britaninë e Madhe jetojnë 50 mijë shqiptarë, por kryeministri Edi Rama ka thënë se sipas statistikave të tij janë 150 mijë shqiptarë. Dhe Edi Ramës duhet ti besojmë tek emigracioni i shqiptarëve sepse ka bërë gjithçka që të shkojnë sa më shumë.
Në 2017 në Britani kishte 500 të burgosur shqiptarë për Kanabis, sipas NAC, por pas specializimit në Shqipëri çunat filluan shtëpitë e barit në Londër e qytete të mëdha, madje jemi bërë personazhe filmash si Gangs of London, ku vetë Rama i ka pritur me përqafime.
Ky serial i ka lënë mbresa kryeministri Edi Rama, të cilët nuk i ka kursyer as komentet pozitive për aktorin Orli Shuka. Në orët e para të mëngjesit, ku mesa duket ka mbaruar edhe serinë e fundit, Rama i ka shkruar një koment ku ka vlerësuar punën e tij.“orlishukaofficial jo me pelqeu, po me la lidhur dy nete deri kur u zgjuan tere gjelat e Surrelit. Realisht super dhe you made me proud man Respect. And pls thank Pippa from me for applauding the comment. Admired her on Mother Father Son and was really impressed by her transformation in Gangs. Shendet e sukses te metejshem megjithe zemer i dashur Orli dhe please survive Season 2”, shkruan Rama.
Z. Farage ju e keni gabim. Edi Rama i di mirë punët e emigracionit sepse ashtu si jetoi vetë në Lumin Sena, ashtu do ti shohë shqiptarët e tjerë. E ka personale.
Projekti Rilindja është i qartë: Shqipëria me 1 milion socialistë, të tjerët jashtë. Shqipëria 2030 po afron dhe suksesit duket i qartë qysh sot.