Varianti më i ri i Covid19, XFG, ose Stratus, e klasifikuar nga OBSH-ja midis atyre që janë nën monitorim, po rritet me shpejtësi dhe tashmë po konkurron me Nimbus. Me mutacionet e saj në proteinën spike, ajo mund t’i shpëtojë sistemit imunitar.
Sipas faktor.al, shkencëtarët kanë nxjerrë në pah një simptomë që duket se i karakterizon më shumë këto variante të reja: ngjirjen e zërit.
Sipas ‘Times of India’, kjo është një nga karakteristikat më të habitshme të valës aktuale: raportimi i shpeshtë i ngjirjes së zërit midis pacientëve me Covid. Ndryshe nga valët e mëparshme ku humbja e shijes dhe e nuhatjes ishin shenjat dalluese të infeksionit, pacientët tani ankohen për kollë të thatë, irritim dhe dhimbje fyti, së bashku me ngjirje të zërit.