E dashurova ajo iku,
S’më shkroi dot më asnjë radhë
Ai q’e mori milioner
Por qe me ngërç dhe s’kishte fjalë
U gabova, më tha Marta
S’mendova dot në thellësi
dashuri e krejt me të
Me hodhi thellë në mërzi
I mërzitur, i bllokuar ajo shkoi me të tjerë
Unë me vargje ajo e fshehur
shkrova shumë poezi
Por aty,
Aty e pashë
që dashuria ish magji.
Më ka vrarë magjia jote
bukuri dhe dashuri
Ty të vranë dy të tjerë
Dhe na thanë për tradhti
E un’ po qaj në varrin tënd
se jam ende nën magji
Të dashuroj por ty të vranë
Të dashuroj dhe s’di se si
Je në varr e un’ në këmbë
Qaj por nuk e di përse
Qaj për ty apo për veten
Koha po më fut në dhé
Sepse jetën e kam lënë
Ty të kam si poezi
Të dashuroj se kjo më mbeti
Një jet’ në mort
Krijimtari
Spartak Ngjela
Tiranë më
28 qershor 2025