nga Av. Spartak Ngjela
Nuk kam asnjë besim tek e nesërmja
E sotmja më duket e mrekullueshme.
Po pse ke frikë nga e nesërmja?
Sepse nesër vjen në këtë qytet armiku im.
Po çfarë pune ke ti me armikun tënd!
Nuk kam unë panë me të; por ka ai punë me mua; dhe ai është armiku im që po kërkon të më vrasë.
Domethënë puna që ka armiku yt me ty është vrasja jote?
Po, vrasja ime.
Po ku e di ti se ai po kërkon të të vrasë?
E di sepse ai po më kërkon firi firi.
Po ti nuk e ke një vend të sigurt?.
Jo
Po si do t’ia bësh?
As vetë nuk e di.
Po je i sigurt ti që ai po kërkon të të vrasë?
Po jam shumë i sigurt, dhe nga ty si avokat që je. unë dua të më thuash se çfarë të bëj. Për këtë kam ardhur.
Duhet të ngujohesh në një shëpi, si të vjetrit tanë.
E kuptoj; por çfarë duhet të bëj; se ai ka dy ditë që po vërtitet rreth shtëpisë sime për të më vrarë, dhe unë prandaj kam ardhur te ty të më thuash se çfarë unë duhet të bëj.
Unë jam i sigurt kur të them se ti atë duhet ta vrasësh. Ja kjo është e vetmja rrugë që po shoh unë për ty, se sot këtu nuk ka shtet; dhe ne jemi kthyer në një gjendje natyrore.
Po burgu?
Jo. Nuk do të kesh burg, se kjo
përmblidhet me këtë shprehje: Kush do të qëllojë i pari; se ky është ligji i gjendjes natyrore ku ne jemi futur sot si shoqëri.
Domethënë ky është një duel.
Po ky kështu kthehet, në duel, por sipas kësaj pyetjeje të veçantë: Kush do te qëllojë i pari?
Po ku ta di unë se mund të jem unë ai që do të qëlloj i pari?
Po ky është sekreti i kësaj loje me vrasje midis dy personave që po kërkojnë të vrasin njëri-tjetrin.
Atëherë kështu do të vijoj edhe unë veprën time, të kërkoj për te gjetur unë i pari vendodhjen e tij, që ta vras.
Po kjo është arsyeja; se arsye tjetër nuk ka; dhe gjithmonë sipas shprehjes: e shpëton jetën e vet ai që ka mundësi të qëllojë i pari në shenjë dhe të vrasë vrasësin e tij që po vjen për ta vrarë.
Spartak Ngjeja
Tiranë më
26 qershor 2025