Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në vend po hapen kolegje dhe universitete të huaja të cilat sipas saj pritet ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion akademik konkurrues në rajon dhe më gjerë.
“Ne mund t’ia dalim që në vitet që pasojnë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik. Është e mundur sepse burimet dhe potencialet më të mira njerëzore i kemi këtu”, tha ministrja Manastirliu.