Qeni kafshon fëmijën në Tiranë, vihen nën hetim pronari i tij

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 3-vjeçar është kafshuar nga një qen.

Sipas njoftimit të Policisë, pronari i kafshës, shtetasi Xh. S., 35 vjeç, është vënë nën hetim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së 35-vjeçarit.

Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje problematikën e qarkullimit të qenve të racave agresive nëpër qytet, shpesh të lëshuar nga pronarët pa asnjë masë sigurie.

Latest articles

Related articles