Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi tha në studion e MCN Economy se në Tiranë janë 70 mijë apartamente bosh.
Sipas Shkëmbit, e gjithë kjo situatë është çështje e një skeme spekulimi dhe jo e krimit të organizuar.
Pjesa e krimit të organizuar për mua është mit urban. Ta zëmë se kemi 100 grupe kriminale të cilat kanë nga 100 apartamente secila dhe dolëm në 10 mijë apartamente.
Ne kemi 70 mijë apartamente bosh. Nuk është çështje e krimit të organizuar megjithëse nuk e përjashtoj se mund të ketë raste të tilla. Është çështje e një skeme të madhe spekulimi. Kjo industri është lënë pa fre, nuk ka mekanizma që kontrollojnë. Ka institucione që kontrollojnë cilësinë e betonit, por jo industrinë si funksionon ajo. Është krijuar ideja që po t’i hedhësh lekët te gropa e pallatit, kur mbaron pallati ty të shtohen lekët. Emigrantët vijnë me vrap të shtojnë lekët këtu.
Afër QTU ka një projekt, mbi 70% e njerëzve janë emigrantë. Po flasim për 2-3 mijë apartamente. I kanë blerë 700 duan t’i shesin 1 mijë. Vijnë dhe fermerë, berberë. Kjo skemë ka funksionuar me vite, po me ftohjen e tregut kësaj skeme po i vjen fundi.
Shumë spekulantë do i zërë skema brenda