Rinumërohen 57 kuti në Tiranë: zbulohen manipulime të mëdha të votave

spot_img
Advertisements

Rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës po vijon pa problematika. Sipas të dhënave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë numëruar 57 kuti.

Nga hapja e tyre ka rezultuar se deri më tani Partisë Socialiste i ishin numëruar 38 vota më shumë më 11 maj, ndërsa Partisë Demokratike 11.

Pas rinumërimit ato janë hequr.

“Mundësia” që humbet mandatin nëse ka 177 vota më pak, nga rinumërimi deri tani ka përfituar 2 vota më shumë.

Nga partitë e tjera rezulton të jenë shtuar me nga dy vota Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Socialdemokrate.

Shtesë ka edhe Koalicioni Euroatlantik i Bashës me tre vota.

“Mundësia” që humbet mandatin nëse ka 177 vota më pak, nga rinumërimi deri tani ka përfituar 2 vota më shumë.

Vota e kandidatëve

Vota brenda partisë është trafikuar në radhët e PD. Mhill Gecaj dhe Sali Shehu janë dy kandidatët që iu vodhën më shumë vota, të parit 15 dhe tjetrit 14. Por votat i janë vjedhur edhe Dhurata Çupit (6 vota). Rezultate këto në 57 QV deri në orën 15:00. Nga Rinumërimi, rezulton se Jorida Tabaku kishte përfituar 10 vota më shumë. Ndërsa Ilir Alimehmeti që është kandidati i dytë më i votuar dhe është në kërkim të një mandati në Kuvend, nga rinumërimi rezulton se iu vodhën vetëm 4 vota.

Sa i takon PS, Fatmir Xhafaj nga rinumërimi rezulton se kishte marrë 12 vota më shumë, Roy Bashaj 8 vota më shumë, Antonela Dedej 9 më shumë, Kejsi Elezi 7 vota më shumë. Mes socialistëve, diferenca më e ngushtë dhe me risk për tu përmbysur, është ajo mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Por shifrat tregojnë pak shanse për Gjylamentin, së cilës rezulton se i është vjedhur vetëm 1 votë, ndërsa nga rinumërimi Xhaçkës i shtohet 1 votë.

A mund të ndryshojë diçka? Cilat janë diferencat?

Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1234 vota në favor të PD-së ose 117 vota më pak për partinë e Agron Shehajt. Nëse këto vota ‘gjenden’, në parlament nuk hyn Erald Kapri, por Ilir Alimehmeti. Që Mundësia ta ruajë mandatin në kurriz të PS, kjo e fundit duhet të humbasë rreth 4500 vota.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”.

Për qarkun e Tiranës do të rihapen në total 1282 kuti votimi për subjektet politike dhe kandidatët.

Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë.

Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora

Latest articles

Related articles