Nikoll Deda, Fadil Muhameti, Klodjan Zanaj, Ertjen Hysa dhe Shpëtim Dulellari janë pesë të arrestuarit nga Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit.
Personat në fjalë ishin shpallur në kërkim më herët nga autoritetet pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Disa prej tyre janë edhe të dënuar më herët me vendim të gjykatës.
Pesë personat e arrestuar nga blutë e Tiranës akuzohen për mashtrim, armëmbajtje pa leje, shpërdorim detyre dhe ndërtim i paligjshëm.



