Rama në dasmën e Soros,Shqipëria abstenon në rezolutën e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në Gaza

spot_img
Advertisements

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe ndalimin e përdorimit të urisë si armë lufte, pas dështimit të Këshillit të Sigurimit për të miratuar një rezolutë të ngjashme javën e kaluar për shkak të vetos së Shteteve të Bashkuara.

Rezoluta u mbështet nga 149 shtete anëtare, ndërsa 12 votuan kundër dhe 19 abstenuan. Shqipëria ishte një ndër vendet që abstenoi, së bashku me Indinë, Gjeorgjinë, Ekuadorin, Rumaninë dhe Etiopinë.

Ndër vendet që votuan kundër përfshiheshin SHBA, Izraeli, Argjentina, Hungaria dhe Paraguai.

Rezoluta, e paraqitur nga mbi 20 shtete, dënon fuqishëm përdorimin e urisë si armë lufte, kërkon heqjen e bllokadës izraelite ndaj ndihmave humanitare dhe thekson domosdoshmërinë për mbrojtjen e civilëve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Megjithëse rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë juridikisht detyruese, ato mbajnë peshë të madhe politike dhe morale.

Latest articles

Related articles