Vdes Frederick Forsyth, autori i librit bestseller ”The Day Of The Jackal”

spot_img
Advertisements

Frederick Forsyth, autori i ‘’The Day Of The Jackal” ka vdekur në moshën 86-vjeçare, pas një sëmundjeje, deklaruan agjentët e tij letrarë.

Autori vdiq sot në mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja e tij.

Ish-piloti dhe gazetari investigativ i shndërruar në romancier ishte i njohur për shkrimin e romaneve thriller përfshirë “Dhelpra”, “Lista e Vrasjeve” dhe “Afgani”.

Agjenti i tij Jonathan Lloyd tha se “ne po vajtojmë ndarjen nga jeta të njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të thrillerave në botë”.

“Vetëm disa javë më parë isha ulur me të duke parë një dokumentar të ri prekës për jetën e tij… dhe më kujtoi një jetë të jashtëzakonshme, të jetuar mirë”, shtoi ai.

Pasi ishte një nga pilotët më të rinj të RAF, ai iu drejtua gazetarisë, duke përdorur talentin e tij për gjuhët (gjermanisht, frëngjisht dhe rusisht) për t’u bërë korrespondent i Biafra-s.

I tmerruar nga ajo që pa dhe duke u mbështetur në përvojën e tij të fituar gjatë një periudhe si agjent i shërbimit sekret, ai shkroi romanin e tij të parë dhe ndoshta më të famshëm, ‘’The Day Of The Jackal”, dhe menjëherë u bë një bestseller në mbarë botën.

Latest articles

Related articles