Është zbardhur një vjedhje e ndodhur dy vite më parë në banesën e Artur Sejadarasit në Goskovë të Korçës.
Policia e Korçës bën me dije se 24-vjeçari Samuel Tepexhik është arrestuar nga policia ndërsa 21-vjeçarit Andi Snaço i është komunikuar masa në qeli, pasi ndodhet aktualisht në burgun e Reçit për një tjetër vepër penale.Nën hetim është vënë një 16-vjeçar, djali i pronarit të banesës, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me dy autorët, të cilët e kanë detyruar që të nxirrte 600 mijë lekë nga kasaforta e të atit për t’ua dhënë atyre.