Ditën e djeshme një zjarr ka rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë. Policia ka nisur hetimet për 31-vjeçarin me iniciale F.T., me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë bashkisë së Vlorës.
Gjithashtu ka nisur hetimet edhe për A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë.
Me 7 qershor rreth orës 12:18 në lagjen 24 Maji në Vlorë, një zjarr ka rënë në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane si pasojë e temperturave të larta.
Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë kanë neglizhuar detyrën duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit duke sjellë ndotje të mjedisit.