“Ishte një situatë pune” – Elda sqaron foton me Termet Peçin

spot_img

Para disa ditësh, në rrjet qarkulloi një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhëtuar me ish-krybashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin. Mediat raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim.

Mbi këto lajme ka reaguar Elda Xh., gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara kohët e fundit.

Elda shkruan se “bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-krybashkiakun e Tepelenës”. Ajo thotë se ka qenë një situatë e thjeshte e është keqinterpretuar që është nxjerrë jashtë çdo konteksti dhe është kthyer në një histori që nuk ka lidhje më realitetin.

Gruaja paralajmëron se ka denoncuar çdo person që, sipas saj, ka trilluar historinë.

Latest articles

Related articles