12 mijë ushtarë europianë dhe amerikanë stërvitje në Shqipëri

spot_img

Nga e diela nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga më të mëdha në dekadat e fundit në kontinent. Stërvitja do mbahet edhe në Shqipëri dhe do të zgjasë deri më 9 Qershor.

Komanda Evropiane e SHBA është në krye të këtij operacioni që synon të rrisë gatishmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

Stërvitja do të ketë 12 mijë trupa nga tetë vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të.

Pritet të stimulohet mbrojtja kolektive e aleatëve, ku do të përfshihen trajnime për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, operacione sulmuese dhe mbrojtëse në pikat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës

Latest articles

Related articles