Doli nga dentisti dhe shkoi me urgjencë në QSUT, italiani vdes në Tiranë

spot_img

Një 63-vjeçar italian ndërroi jetë në Tiranë gjatë nj ndërhyrje në një klinikë. Policia thotë se më datë 22 maj 2025, italian me inicialet D. S. është paraqitur për mjekim në spital, pasi nuk ishte ndier mirë që prej ndërhyrjes kirurgjikale dentare të kryer më 20 maj në një klinikë private në Rrugën e Kosovarëve.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, sipas policisë 63-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur hetimet paraprake, ku janë marrë në pyetje administratori dhe dentisti i klinikës.

“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftim.

Latest articles

Related articles