Pas koncertit të Noizy-t do të ndërtohen pallatet e Oligarkëve në Liqenin Artificiale

spot_img

Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licencimit në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, firmosi nën kamuflimin e ligjit “për shfrytëzimin e hapësirës publike” lejen për dhënien e rreth 43.000 m2 në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës.

Sheshimi i hapësirës, gërmimi duke hequr barin, shkurret dhe pemët, janë në fokus të punës që ka nisur prej disa ditësh në park, dhe kjo masakër mjedisore në mes të mushkërisë së vetme të mbetur në Tiranë, po bëhet, sepse më datë 31 maj, Noizy do të organizojë një koncert me DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike. E gjithë kjo masakër mjedisore po bëhet në kurriz të qytetarëve të Tiranës, vetëm për t’i bërë qokën Rigels Rajkut, të cilit mesa duket nuk i mjaftojnë sheshet e mëdha që ka kryeqyteti, por i pëlqen natyra, pavarësisht dëmit që do t’i shkaktohet, duke përsëritur historinë njëlloj me të famshmin Sunny Hill të Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës, i cili u prit si një hero kombëtar nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë Erion Veliaj, i cili sot është burgosur me urdhër të SPAK.

Shikoni skemën e fushës Ali Demi, nga stadiumi tani po e bëjnë pallate, pasi e ndanë në 2 pjesë. E njëjta skemë e përdorur në shumë sheshe publike që më pas të tjetërsohet…

Latest articles

Related articles