Kriset xhami, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

spot_img

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit në Kroaci, duke bërë një ulje emergjence për shkak të një xhami të krisur në anën e pilotit dhe rënies së presionit në kabinë.

Mediat lokale raportuan se të gjitha shërbimet emergjente ndodheshin në pistë në pritje të avionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Latest articles

Related articles