Në dosjen hetimore të Antimafies Italiane përmenden emrat e personave të përshirë në rrjetin e trafikut të drogës të goditur në operacionin “URA”. Në dosje shihen dhe pseudonimet që ata përdornin me njëri – tjetrin për të mos u identifikuar nga autoritetet.
Adi Çoba njihej nga anëtarët e tjerë të bandës me pseudonimin “Bisha”, ose “I shëndoshi”. Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimin “Nuro” ndërsa Rigels Presi, njihej ndryshe nga anëtarët e bandës me pseudonimet “Gelsi” ose “Seriali”. Bie në sy një shtetase italiane me emrin Francesca Caputti njihej me pseudonimin “Gjyshja”.
PSEUDONIMET
Elvis Doçi – “Visi i Pojës” (Lindur më 15.10.1978 në Durrës)
Gertin Aliu – “Gerti” (Lindur më 04.08.1981 në Durrës)
Adi Çoba – “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi”, “Cigani” (Lindur më 07.08.1991 në Durrës).
Ervis Deti – “Visi”, “Po Po” (Lindur më 31.03.1985 në Shqipëri)
Agron Ganaj – “Goni”, “Marko”, “Jubi” – (Lindur më 29.04.1982 në Durrës, banues në Mola di Bari, via Giuseppe Garibaldi).
Nuredin Kiptiu – “Nuro”, “Pacurri”, “Cigani”, “I ziu”, “I zi”, “Dino” (Lindur më 05.09.1979 në Durrës, banues në Bari).
Arsen Leskaj – (Lindur më 11.01.1984 në Shqipëri, banues në të njëjtin vend)
Erigels Presi – “Gelsi”, “Enriko”, “Seriali”, “Mikel/Miki/Miçè” (Lindur më 28.09.1988 në Durrës, banues në Bari)
Leonard Shakaj – “Nardi” (Lindur më 21.11.1978 në Shqipëri).
Genci Telollari – “Xhaxhai” (Lindur më 02.12.1977 në Përrenjas (Shqipëri), adresë e paplotësuar)
Ekil Nderjaku – “Kili” alias “Genti” (Lindur më 05.10.1983 në Shqipëri).
Si u zbuluan?
EUROJUST ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin ndërkombëtar “Ura”. Sipas njoftimit që nga viti 2018 ka pasur goditje të vazhdueshme në mes dy vendeve Itali-Shqipëri dhe në total janë 118 urdhra arresti lë lëshuar për të akuzuar dhe të arrestuar. Nga dekriptimi i bisedave në SKY ECC të gjurmuara që nga 2016 janë zbuluar pagesa cash për blerje droge deri në 5 milionë euro.
“Me ndihmën aktive të Eurojust-it, autoritetet në Itali dhe Shqipëri i kanë dhënë një goditje të madhe tre grupeve të lidhura të krimit të organizuar (OCG) të përfshira në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave. Gjatë një dite aksioni të përbashkët, urdhër-arrestet u lëshuan kundër 52 të dyshuarve, duke përfshirë individë që besohet se ishin në nivelet më të larta në hierarkitë e OCG-ve. Eurojust mbështeti bashkëpunimin midis autoriteteve italiane dhe shqiptare duke ngritur një ekip të përbashkët hetimor (JIT).
Gjatë ditës së aksionit, autoritetet në të dy vendet sekuestruan asete me vlerë të paktën disa milionë euro, përfshirë apartamente dhe kompani, si dhe automjete të ndryshme luksoze. Gjithashtu u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe sasi të kokainës dhe heroinës. Një vlerësim i plotë dhe i plotë i sekuestrimeve do të bëhet në ditët në vijim” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
“Rrjetet kriminale ishin përfshirë në pagesa, shpesh me para në dorë, afërsisht 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1800 kilogramëve kokainë dhe heroinë. Hetimet për organizatat kriminale të lidhura u nisën në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe Policia shqiptare.
Nga ana shqiptare, një OCG, e cila operonte nga Durrësi, ishte përgjegjëse për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Pulias në Itali. Dy banda kriminale të drejtuara nga Italia kryenin prerjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia për bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce” – thotë njoftimi.
“Kjo përfshinte përdorimin e përgjimeve, vëzhgimin intensiv me video, monitorimin e të dyshuarve dhe analizën e bisedave të koduara. Këto biseda u dekriptuan pas bashkëpunimit intensiv përmes Eurojust-it” – thotë njoftimi.