Dr. Eneida Toska nderohet në SHBA me çmim për kërkimet shkencore kundër kancerit të gjirit

spot_img


Një emër i ndritur shqiptar po bën jehonë në botën shkencore ndërkombëtare. Dr. Eneida Toska, shkencëtarja e talentuar me origjinë nga Vlora, është nderuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara me çmimin prestigjioz “Kontribute të Jashtëzakonshme si Kërkuese e Re” për punën e saj të jashtëzakonshme në luftën kundër kancerit të gjirit.

Pasi emigroi në SHBA në moshën 15-vjeçare, pas fitimit të llotarisë amerikane nga familja e saj në vitin 2002, Dr. Toska ka ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në fushën e mjekësisë dhe kërkimeve shkencore.

Me një përkushtim të madh, ajo përfundoi studimet universitare në biologji dhe kimi (cum laude), një master shkencor (magna cum laude) dhe doktoraturën në biologji dhe gjenetikë të kancerit në Nju-Jork.

Puna e saj kërkimore në qendra të njohura si Memorial Sloan Kettering Cancer Center, nën udhëheqjen e profesor Jose Baselga, e përgatiti për sfidat që do ta prisnin në vijim. Në vitin 2021, ajo hapi laboratorin e saj në Universitetin prestigjioz Johns Hopkins, ku sot udhëheq një ekip shkencëtarësh në kërkim të kurave të reja për kancerin e gjirit.

Përtej suksesit akademik, Dr. Toska është edhe një zë i fortë për ndërgjegjësimin ndaj diagnostikimit të hershëm të kancerit, duke theksuar rëndësinë e mamografisë vjetore për gratë mbi 40 vjeç, pasi “zbulimi i hershëm shpëton jetë”.

Me disa çmime të rëndësishme në CV-në e saj, përfshirë titullin “Ylli i Gjeneratës së Re” dhe grante nga Instituti Federal i Shëndetit në SHBA, Dr. Toska është sot jo vetëm krenaria e Vlorës dhe e Shqipërisë, por edhe një dritë shprese për pacientët me kancer në mbarë botën

Latest articles

Related articles