Detaje të reja janë zbuluar nga megaporacioni i zhvilluar në Shqipëri dhe Itali ku u lëshuan 52 urdhërarreste. Në Shqipëri janë kryer disa kontrolle dhe në Fier është ndaluar Ligor Çombashi administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh.
Gjithashtu një urdhër arrest është dhënë për një avokat në Durrës Armand Tragaj, sipas Report TV.
Në masë sigurie ka marrë edhe një ish punonjës policie dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.
Mes 52 urdhër-arrestie është lëshuar edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës.
Ndërkohë në orën 10:30 pritet që të mbajë një konfrencë për shtyp kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi.