Berisha: Edhe Sali Berisha ruan privatësinë e LaCivita

spot_img

Sali Berisha deklaroi sot se do të vazhdojë betejën për zgjedhjet duke akuzuar manipulim të rezultatit të 11 Majit.

“Mos mendojë njeri se ne intimidohemi apo impresionohemi. Ne qëndrojmë të fuqishëm deri në rikthimin dhe kemi besim se do ia dalim.

Diaspora ka votuar masivisht për PD-në por kutitë dhe votimi i tyre është manipuluar si në Korenë e Veriut. Diaspora kundër narko-shtetit do të thotë fuqishëm fjalën e saj”.

A keni folur me La Civitan? “Dua ta falënderoj për punën që ka bërë, cështjet e privatësisë, edhe Sali Berisha sado që është njeriu më publik ka përsëri edhe ai privatësinë e tij ndaj po mjaftohem me falënderimet për kontributin që ka dhënë dhe ndihmën që ka dhënë” tha Berisha.

Akuzoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. “Ai po lobon fort për të ndryshuar Kushtetutën për interes të tij. Po lobon fort që të tregojë se po të kishte gjë në dorë do të bënte cdo gjë për të mbrojtur karrigen e vet.

Dumani i ka publike kërkesat, ju nuk keni dëgjuar kërkesë tjetër përveçse mandatit të tij” tha ai.

Latest articles

Related articles