Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur se ka administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese në lidhje me krimet zgjedhore.
Nga këto materiale:
39 kanë kaluar në fazën e hetimit dhe janë regjistruar si procedime penale.
25 raste janë mbyllur me vendime për mosfillim të hetimit penal.
Burimi i kallëzimeve për 39 procedimet penale:
21 janë inicuar nga referime të Policisë së Shtetit.
1 nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
8 janë nisur kryesisht nga vetë SPAK.