Ora 12.00 – Pjesëmarrja 22 % e votimit rang vendi, kryeson Tirana

spot_img

🔴Ora 12.00 – Pjesëmarrja në votime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 22.37% të votuesve.


Qarku i Tiranës ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, me një përqindje prej 25.13% të zgjedhësve që kanë votuar deri në mesditë. Në Tiranë, 136,564 zgjedhës kanë votuar deri në këtë orë. Ndërkohë, Qarku i Vlorës ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 16.29%, ku 27,563 zgjedhës kanë votuar.

Duket sikur votuesit në Vlorë kanë zgjedhur të shohin “Giro d’Italia”, e më pas t’i drejtohen kutive të votimit.

Pjesëmarrja e qarqeve të tjera është si më poshtë:

BERAT: Pjesëmarrja është 21.49%, me 19,654 zgjedhës që kanë votuar.
DIBËR: Pjesëmarrja është 25.04%, me 13,745 zgjedhës që kanë votuar.
DURRËS: Pjesëmarrja është 20.68%, me 43,120 zgjedhës që kanë votuar.
ELBASAN: Pjesëmarrja është 22.83%, me 38,298 zgjedhës që kanë votuar.
GJIROKASTËR: Pjesëmarrja është 20.75%, me 11,366 zgjedhës që kanë votuar.
KORÇË: Pjesëmarrja është 21.07%, me 39,783 zgjedhës që kanë votuar.
KUKËS: Pjesëmarrja është 21.79%, me 7,503 zgjedhës që kanë votuar.
LEZHË: Pjesëmarrja është 23.98%, me 19,536 zgjedhës që kanë votuar.
SHKODËR: Pjesëmarrja është 20.42%, me 24,801 zgjedhës që kanë votuar.
TIRANË: Pjesëmarrja është 25.13%, me 136,564 zgjedhës që kanë votuar

Latest articles

Related articles