SPAK: Kemi 123 kallëzime për krimet zgjedhore

spot_img

123 kallëzime janë administruara nga SPAK në lidhje me krimet zgjedhore deri tani.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, 35 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).

22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

Ndërkohë, 35 Procedime penale të regjistruara, konkretisht:

20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.

8 janë nisur kryesisht nga SPAK.

3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.

2 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

2 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Vepra penale për 35 procedime, konkretisht:

29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).

4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).

1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës)

Latest articles

Related articles