Zgjedhjet parlamentare fundosin Euron, rekordi i ri negativ

spot_img

Euro bie nën 98 lekë, për herë të parë që nga tetori i vitit 2008 kur valuta europiane hyri në Shqipëri.

Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, mesatarisht një euro po këmbehet për 97.99 lekë.

Trajektore të ngjashme po ndjek edhe dollari që po këmbehet për mesatarisht 86.54 lekë, niveli më i ulët në 17 vite.

Zgjedhjet e 11 majit dhe shtimi i turistëve vlerësohen si dy arsyet kryesore.

Ecuria e javëve të fundit tregon se, me shumë të ngjarë, presionet rënëse mbi kursin e Euros do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Vitin e kaluar, këto presione u përthithën nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë.

Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

Me inflacionin që vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, është e arsyeshme të pritet që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë përsëri, në rast se rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek do të vazhdojë.

Latest articles

Related articles