“Nuk mundem ta kuptoj se nga buron emtuziazmi për mbylljen e negociatave dhe për pashaportën evropiane”. Si çdo njeri racional edhe ish-kryenegociatori i Edi Ramës për bisedimet me Bashkimin Europian, diplomati Zef Mazi, e ka hedhur poshtë propagandën e kryeministrit gjatë fushatës elektorale. Hapja e kapitujve “nuk është e njëjta gjë” me mbylljen e tyre. Shqipëria deri më tani nuk ka mbyllur asnjë tha ai në një intervistë për BIRN.
“Mali i Zi kishte hapur 32 kapituj në vitin 2012, 13 vjet më vonë, në vitin 2025, Mali i Zi ka qenë në gjendje të mbyllë vetëm pesë kapituj, nëse nuk gabohem”, tha Mazi gjatë intervistës.
“Prandaj, nuk mund ta kuptoj se nga vjen entuziazmi retorik i mbylljes së negociatave në vitin 2027 ose i dhënies së pasaportave të BE-së. Sado që do të doja t’i shihja gjërat në një dritë tjetër, kjo duket më shumë iluzione sesa realiste.”
Qeveria ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022, por ish-diplomati Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në në vitet 2020-2022, tha se hapja e kapitujve “nuk është e njëjta gjë” me mbylljen e tyre. Shqipëria deri më tani nuk ka mbyllur asnjë.
“Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë, veçanërisht duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat dhe situatën brenda BE-së dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, tha Mazi.
Ai po ashtu rrëzoi propagandën e Ramës se integrimi është çështje e një partie. “Integrimi në BE nuk është çështje partie, por çështje vendi”, tha ai.
“Kur një vend bëhet shtet anëtar, në tabelën e emrit nuk shkruhet ‘Partia Socialiste’ ose ‘Partia Demokratike’, por emri i vendit. Pjesa tjetër është PR dhe fushatë”/ BIRN